Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka vizituar bizneset në Komunën e Suharekës, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Gjatë vizitave në mobilierinë “Graniti”, fabrikën për përpunimin e pijeve freskuese “Burimi-AG” dhe fabrikën e materialit ndërtimor “Intertras-Coop”, Hoxhaj ka thënë se Plani i Rimëkëmbjes do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat po përballen bizneset në vend, si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës i sheh bizneset si partnerë dhe në Planin e Rimëkëmbjes parashihet themelimi i fondit prej 500 milionë eurove për ndihmë direkte për të gjitha bizneset dhe punëtorët e prekur nga pandemia, si dhe do të krijohen lehtësira të mëdha për ato biznese që planifikojnë të investojnë dhe hapin vende të reja të punës, duke eliminuar periudhën kohore dhe shumën e mjeteve të TVSH-së për rimburësim.
Hoxhaj ka thënë se gjatë mandatit të tij si kryeministër paga minimale do të rritet nga 170 në 300 euro.
“Sot kam vizituar tri kompani të ndryshme në Therandë, të cilat prodhojnë produkte të ndryshme për treg të brendshëm dhe për treg evropian. Pandemia i ka goditur këto kompani në Therandë, por edhe në nivel të vendit. Ne duam që të krijojmë një fond, i cili përmes granteve në vlerë prej 500 milionë euro do t’i mbështesë shumë biznese në Kosovë, me qëllim që ta tejkalojnë pandeminë dhe të ofrojmë lehtësira të mirëfillta fiskale për gjithë sektorin privat, meqë sektorin privat e shohim si partner të rritjes ekonomike, të krijimit të vendeve të reja të punës. Do ta ulim tatimin në të ardhurat për korporata nga 8 në 7, 5 dhe 0 për qind, varësisht nga përmasa e korporatës. Në krahasim me partitë tjera politike, të cilat nuk kanë ide, nuk ofrojnë program dhe ofrojnë një qasje, e cila i ngjanë më shumë komunizmit, Partia Demokratike e Kosovës ka një plan konkret sesi ta rimëkëmbë vendin në planin ekonomik. Po ashtu, pjesë e këtij plani është edhe rritja e pagës minimale nga 170 euro në 300 euro”, ka thënë Hoxhaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?