LAJMI I FUNDIT:

Juristët e vlerësojnë të gabuar adresimin e Osmanit ndaj Dakës

Juristët e vlerësojnë të gabuar adresimin e Osmanit ndaj Dakës
Foto: Arkiv

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare.

Neni 61.5 ia jep të drejtën presidentit të shtetit ta shkarkojë kryesuesin apo çdo anëtar të KQZ-së, njofton Klan Kosova.

Një nga rastet është kur e dëmton integritetin e institucionit.


Por një veprim i tillë mund ta bëjë Osmanin ta shkel një ligj tjetër, pasi është e përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk u certifikua në KQZ.

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se çdo veprim i Osmanit ndaj Dakës do të konsiderohej si konflikt interesi.

“Çdo veprim në raport me zonjën Daka do të mund të konsiderohej konflikt interesi apo përceptim i konfliktit të interesit”, vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD, njofton Klan Kosova.

Lirimi i Dakës nga detyra mund të jetë lëndë edhe për Gjykatën Kushtetuese, sipas avokatit Mentor Beqiri.

”Mund të çojë në një shkelje kushtetuese dhe e njëjta mund të iniciohet në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë apo nga vetë kryeministri dhe mund të vijojnë procedurat tjera ligjore”, thotë ai.

Osmani në paraqitjen virtuale, të shtunën, tha se do të ndërmarrë masa nëse përsëriten skenarë të njëjtë.

Por, sipas Beqirit, presidentja nuk duhet ta tejkalojë një situatë, nëse vlerëson se ka pasur shkelje.

”Nëse ti e legjitimon herën e parë shkeljen e integritetit dhe thua që ”kësaj radhe nuk po të shkarkoj dhe nëse përsëritet herën tjetër do të shkarkoj”, ajo nuk është një qasje institucionale”, shton Beqiri.

Ndërsa Miftaraj vlerëson se qasja e Osmanit i jep mbikompetencë shërbyesve civilë, madje edhe nëse dalin kundër një vendimi të një institucioni më të lartë.

”Si mund të funksionojë Kuvendi ose Presidenca ku nëse një drejtor e vlerëson se një vendim i presidentes është i padrejtë dhe nuk dëshiron ta zbatojë”, thotë ai.

Listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismas nuk u certifikuan me arsyetimin se kishin përfshirë kandidatë që kanë dënime të formës së prerë në tri vjetët e fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori