LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron forca e Kosovës

Haradinaj: Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron forca e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot vizitoi Fushë Kosovën.

Haradinaj aktivitetin e tij e nisi me vizitë te familja e Dëshmorit Naser Sekiraqa.

“Dhembje, krenari e kujtime për të kaluarën tonë të lavdishme, motivim për të ndërtuar të ardhmen”


Poashtu kreu i AAK-së para strukturave të Aleancës në Fushë Kosovë shpalosi programin e partisë për mbijetesë dhe zhvillim ekonomik.

“Gjithashtu vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicioj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera ai theksoi se edhe tani me adresimin e kërkesave për rikthimin e degës së gjykatës në Preshevë, mundësimin studentëve të juridikut nga Lugina për t’iu nënshtruar provimit të Jurisprudencës dhe angazhimin e praktikantëve në institucione, ministrat tanë dëshmuan se Aleanca i qëndron pranë Luginës me tërë kapacitetin e saj.

“Liria dhe barazia e Luginës janë shtylla mbi të cilat qëndron #ForcaeKosovës.”, u shpreh Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori