Nëse merrni paracetamol dhe ibuprofen, duhet ta dini këtë gjë: Rreziku dhe përfitimi nga këto ilaçe shpesh të përdorura
Tabletat e paracetamolit apo të ibuprofenit janë ilaç të cilin shpesh e marrim kundër dhimbjes së kokës, etheve të lehta, problemeve të ndryshme… megjithatë është koha t’i kushtoni kujdes dozës dhe shpeshtësisë së marrjes! Kjo është arsyeja!
Femrat, të cilat dy herë në javë marrin paracetamol apo ibuprofen, rrezikojnë humbje të përhershme të dëgjimit, tregoi një studim nga “Brigham and Women’s” në ShBA. Mjekët besojnë se kjo dukuri ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në veshin e brendshëm dhe dëmtimi i tij për shkak të ekspozimit ndaj zhurmës.
Deri në një në 20 gra mund të fajësojnë këta qetësues të dhimbjeve për humbjen e dëgjimit, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Rezultatet e studimit përkojnë me një studim tjetër, të ngjashëm në të cilin morën pjesë burrat.
Pothuajse një ndër 12 femra në SHBA merr paracetamol së paku dy herë në javë, gjë që në periudhën prej 6 vjetësh shton rrezikun nga humbja e dëgjimit për 9 për qind.
Studimi, i botuar në Journal of Epidemiology, përfshiu 55,850 gra mes moshave 44 dhe 49 vjeç. Sipas rezultateve të këtij studimi, paracetamoli dhe ilaçe të ngjashme mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në veshin e brendshëm.
Sidoqoftë, dozat e rregullta të ibuprofenit – kanë treguar hulumtimet – mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mushkërive tek duhanpirësit. Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohios kanë treguar se doza të vogla të ibuprofenit, të marra rregullisht, mund të vrasin proceset inflamatore që mund të çojnë në tumore të mushkërive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët