LAJMI I FUNDIT:

Buleshkaj i përgjigjet përfaqësuesit të PDK-së: Po e luani rolin e prokurorit dhe gjykatësit

Buleshkaj i përgjigjet përfaqësuesit të PDK-së: Po e luani rolin e prokurorit dhe gjykatësit

Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, pasi ky i fundit e akuzoi për ndryshim të qëndrimit rreth certifikimit të listave të deputetëve.

Buleshkaj në fjalimin tij tha se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e Elshanit, dhe se ai po e luan rolin e prokurorit dhe gjykatësit, transmeton Telegrafi.

“Nuk çon peshë deklarimi i tij, edhe roli që e bënë të gjyqtarit e të prokurorit Me pas çu peshë ndoshta e kishim marrë një vendim që iu kish pëlqye të gjithëve por ish kanë kundër ligjit. Araniti nuk po hyjmë me shiku se çka keni bërë në anën personale. Këtu kam ardhë si drejtor, kjo është një punë që e kemi kryer si zyre, dhe e kemi jep një rekomandim. Është çështje e juaja se si vendosni. Zyra nuk i quan listat të pastra ose jo, sepse nuk është në kompetencën tonë”, tha ai.


PDK i drejtohet shefit të Zyrës të Certifikimit: A jeni kërcënuar apo të është ofruar ryshfet se keni ndërruar qëndrim?
Lexo po ashtu PDK i drejtohet shefit të Zyrës të Certifikimit: A jeni kërcënuar apo të është ofruar ryshfet se keni ndërruar qëndrim?

Ndryshe, Elshani ka thënë se Buleshkaj mund të jetë shantazhuar pasi që ka ndryshuar qëndrim rreth certifikimit të listave me kandidatët për deputetë.

“Ke ndryshuar interpretimin brenda 24-orëve për certifikimin e listave. Veprimi yt është sulm kundër ligjeve të Kosovës, ky veprim i yti dhe atyre që të kanë dërguar po iu bënë shërbim armiqve të Kosovës. Zotëri Buleshkaj a jeni i vetëdijshëm për rekomandimin që keni bërë”, kishte pohuar ai.

Mbledhja e KQZ-së është duke vazhduar. /Telegrafi/