LAJMI I FUNDIT:

LVV nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për shtyrjen e mbledhjes, qëndron në sallë

LVV nuk pajtohet me vendimin e KQZ-së për shtyrjen e mbledhjes, qëndron në sallë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka shtyrë për dy orë mbledhjen ku do të certifikohen kandidatët për deputetë.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje insistuan që të mos shtyhet mbledhja, teksa deklaruan se nuk do të dalin jashtë sallës.

Sami Kurteshi (LVV), tha se Daka po iu bënë presion anëtarëve të KQZ-së, transmeton Telegrafi.


“Kryetarja ka mbledhur anëtarët e KQZ-së për presion, por ne të LVV-së nuk do të jemi. Kjo ka ndodhur për herë të parë. Ne e dimë cili është problem, se tash po ndryshojnë rregullat brenda momentit, KQZ e ka për detyrë me votu të gjitha procedurat dhe veprimet që duhet të mundësojnë zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Ne nuk kemi arsye për t’i ikë asnjë ballafaqimi, e asnjë votimi. E as arsye për të penguar proceset zgjedhore. Ne do të jemi këtu, do të bëjmë përpjekje që ligjet të zbatohen”, tha Kurteshi derisa po vazhdon të qëndrojë në sallë.

Ndryshe, zyra për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike i ka rekomanduar KQZ-së që certifikojë listën për deputetë, ashtu siç është. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori