LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ndihet e bezdisur nga ndjekja e PSG-së për Messin

Barcelona ndihet e bezdisur nga ndjekja e PSG-së për Messin

Klubi katalunas, Barcelona nuk është aspak e lumtur nga qasja e Paris-Saint Germain për yllin e tyre argjentinas, Lionel Messi.  

Sipas mediumit Diario Sport, Paris Saint-Germain është bërë armiku i Barcelonës në sytë e mbështetësve të tyre në kohët e fundit. Nga blerja e Neymar te taktikat e tyre të negociatave për Marco Verratti dhe Thiago Silva, ata kanë qenë të ashpër.


Tani, sigurisht, Messi po dominon marrëdhëniet mes të dyve. Strategjia e tyre ka qenë të bëjnë presion ndaj publikut, me drejtorin sportiv Leonardo që shpreh admirimin e tij për argjentinasin së bashku me trajnerin Mauricio Pochettino.

"Lojtar të mrekullueshëm si Messi gjithmonë do të jenë në listën e PSG-së", kështu thotë Leonardo
Lexo po ashtu "Lojtar të mrekullueshëm si Messi gjithmonë do të jenë në listën e PSG-së", kështu thotë Leonardo

Është e ngjashme me strategjinë që klubi parisien përdori për të tërhequr Neymarin. Koha e komenteve të tyre nuk është e rastësishme, duke qenë se kontrata e Messit me Barcelona skadon në verë dhe Blaugranët përballen me PSG-në së shpejti në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Messi nuk ka folur me PSG-në, duke thënë se ai do të vendosë për të ardhmen e tij në verë kur të përfundojë sezoni.

Lionel Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në
Lexo po ashtu Lionel Messi mund të jetë shumë i shtrenjtë për PSG-në

Argjentinasi aktualisht po vuan një ndalim prej dy ndeshjesh për kartonin e tij të kuq në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbao, por thuhet se synon të kthehet dhe të tentojë triumfet në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Taktikat e PSG-së e kanë acaruar thellësisht Barcelonën. Taktikat përmbysëse të Leonardos dhe Pochettinos janë zhgënjyer në botën e futbollit dhe gjigandët katalunas thuhet se janë të bezdisur nga gatishmëria e rivalëve të tyre francezë për të folur për një lojtar që nuk është i tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori