LAJMI I FUNDIT:

Andrea Pirlo i gëzuar me trofeun e parë si trajner

Andrea Pirlo i gëzuar me trofeun e parë si trajner

Andrea Pirlo feston trofeun e tij të parë si trajner, duke mposhtur Napolin në Supercoppa Italia dhe kjo e ka gëzuar trajnerin italian.

Juventusi fitoi me rezultat 2-0 finalen ndaj Napolit, falë golave nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata, ndërsa napolitanët humben një penallti me Lorenzo Insignen.


Ky është trofeu i parë në karrierën e Pirlos si trajner dhe kjo e ka gëzuar ish-lojtarin e njohur italian, i cili si futbollist aktiv ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Juventusi mposht Napolin, fiton Superkupën e Italisë me golat e Ronaldos e Moratas
Lexo po ashtu Juventusi mposht Napolin, fiton Superkupën e Italisë me golat e Ronaldos e Moratas

“Ndjej gëzim të madh, ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe”, ka thënë fillimisht Pirlo për RAI Sport.

“Mendoj edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër kaq të mrekullueshme dhe një klub historik. Është e mrekullueshme”.

“Është e rrallë që dy skuadra luajnë mirë në një finale, por gjëja e rëndësishme është të fitosh. Kur luani me këtë vendosmëri, atëherë fati mund të shkojë në anën tuaj”.

“Ne donim të provonim se nuk jemi skuadra që u pa kundër Interit, kështu që kur luani me këtë zell, vendosmëri dhe qëndrim, ju tërhiqni fat në rrugën tuaj”, përfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori