LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Ata që e kanë keqinterpretuar Kushtetutën do të përballen me ligjin shumë shpejt

Konjufca: Ata që e kanë keqinterpretuar Kushtetutën do të përballen me ligjin shumë shpejt

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Vetëvendosje nuk është duke u marrë se çfarë do të bëhet me Albin Kurtin por me atë që po bën Valdete Daka.

“Unë mendoj se shumë shpejt ajo çfarë po bënë Daka prej instancave juridike do të shpallet vepër penale. Ajo me hile po ja merr një të drejt Albin Kurtit”, tha Konjufca në “Debat Plus”

Konjufca ka thënë se të gjithë ata që kanë bërë korrupsion në këtë shtet por edhe vepra tjera të dëmshme do të përballen para ligjit.


“Askush të mos mendoj se nëse e ka keqinterpretua Kushtetutën, mundet me gabua pasi janë opinione të ndërlikuara juridike. Jo jo. Kjo është cenim i sigurisë juridike”.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se keqinterpretimi i Kushtetutës është shkelje e rëndë e detyrës në punë.

“Kjo është sikur një polic të vret një njeri të pafajshëm. Edhe eliminimi politik është i tillë”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori