Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj ka vizituar sot disa biznese prodhuese vendore në komunën e Vushtrrisë, të cilave u ka premtuar se Qeveria e udhëhequr nga ai do të jetë partner i tyre.
Për të përballur efektet negative të pandemisë në sektorin privat, Hoxhaj ka theksuar se ekipi i Rimëkëmbjes ka dizajnuar Fondin 1 miliard eurosh, ku 500 milionë janë të dedikuara për biznesin dhe ndërmarrësin në Kosovës ndihmë direkte dhe pa kthim.
Këto mesazhe, Hoxhaj i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza, i ka dhënë gjatë vizitave në kompanitë Vipa, Albed dhe Missini.
“Ne jemi të vendosur që ta zhvillojmë sektorin privat se nuk ka sektor tjetër, i cili mund të krijojë vende të reja të punës, i cili mund ta rritë ekonominë e vendit, ne nuk mund ta rrisim territorin po mund ta rrisim ekonominë e vendit. Nuk ka sektor, i cili mund ta rritë mirëqenien e qytetarëve sikurse sektori privat dhe ky do të jetë prioritet kryesori i Qeverisë të cilën do ta udhëheq unë si kryeministër i Kosovës. Natyrisht që ne jemi partnerë të biznesit në Kosovë dhe do të ofrojmë mbështetje institucionale, do të ofrojmë mbështetje përmes politikave konkrete fiskale, lehtësira fiskale dhe do të jemi partnerë të tyre që këtë punë të madhe që këta po e bëjnë edhe t’u ndihmojmë që t’i eksportojmë produktet e tyre jashtë, po të jenë edhe një lloj imazhi i ri, një lloj brendi i ri i një Kosove të re, e cila po ndërtohet çdo ditë nga ndërmarrës të suksesshëm”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas planit të PDK-së, në investimet mbi 100 mijë euro, që krijojnë mbi 5 vende të punës, Tatimin në të Ardhura të Korporatës do të jetë 8 për qind, derisa në investimet prej 500 mijë deri në 1 milion euro, që krijojnë mbi 8 vende të punës, Tatimin në të Ardhura të Korporatës do të jetë 7 për qind për 10 vite.
Ky plan parasheh që në investime prej 1 milion deri në 3 milionë euro, që krijojnë mbi 20 vende të punës, Tatimin në të Ardhura të Korporatës do ta jetë 5 për qind për 10 vite, si dhe në investime mbi 3 milionë euro, që krijojnë mbi 30 vende të punës, Tatimin në të Ardhura të Korporatës do të jetë zero për qind për 10 vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar