LAJMI I FUNDIT:

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kukës 48-vjeçari nga Kosova

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kukës 48-vjeçari nga Kosova
Foto: Ilustrim

Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është vënë në prangat e Policisë në Kukës.

I arrestuari me iniciale B. S., banues në Kosovë gjatë kalimit në pikën kufitare të Morinës, rezultoi se ishte në kërkim, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin për në shtetin austriak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/