LAJMI I FUNDIT:

Conte: Për ta mposhtur Juventusin duhet një ndeshje e përsosur dhe ne e kemi bërë atë

Conte: Për ta mposhtur Juventusin duhet një ndeshje e përsosur dhe ne e kemi bërë atë

Interi ka arritur një fitore të madhe 2-0 ndaj Juventusit në derbin e madh të futbollit italian.

Me fitoren e arritur, Inter tani ka 40 pikë sa Milani që kryeson renditjen në Serie A, por që Rossonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri i Interit, Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në derbi.


Sipas teknikut italian për ta mposhtur Juventusin të duhet një ndeshje e përsosur dhe thuajse Interi e arriti përsosshmërinë në këtë sfidë.

“Për të mposhtur një skuadër si Juventusi duhet të zhvillosh një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, dhe ia dolëm për mrekulli. E vramë Juven në aspektin futbollistik. I vumë në praktikë lëvizjet që kishim planifikuar për t’i bërë keq kundërshtarëve”.

“Këto ndeshje të bëjnë të kuptosh se ndodhemi në rrugën e duhur. Juventusi dominon prej nëntë vitesh, por Interi është kthyer të ketë kredibilitetin e tij në Itali dhe futbollin evropian”, deklaroi Conte.

Tutje ai u ndal të flas edhe për dyshen e repartit ofensivë, Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez të cilët patën raste të mira, por që nuk shënuan.

“Nuk shënuam me sulmuesit tanë dhe kjo ndodhi për shkak se na mungoi fati, pasi Lautaro dhe Lukaku patën mundësi shënimi. Kjo është një skuadër që krijon shumë raste për gol”.

“Gjithsesi na mungon ai instinkti vrasës para portës dhe zakonisht na duhen 3-4 raste për të shënuar. Në të njëjtën kohë kemi një ekip që siguron gola nga lojtarë të ndryshëm, nga pozicione të tjera. Ndaj edhe nuk jam i shqetësuar”, përfundoi Conte. /Telegrafi/