LAJMI I FUNDIT:

Përplasen Valdete Daka e Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, shkaku i një aplikacioni që po qarkullon online

Përplasen Valdete Daka e Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së, shkaku i një aplikacioni që po qarkullon online

Reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një aplikacion që është hapur online i cili siç tha KQZ në reagim, “po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione”, ishte shkak i përplasjes në mes të anëtarëve të KQZ-së dhe kryetares së këtij institucioni, Valdete Dakës.

Anëtari i KQZ-së, nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se pa u konsultuar me të, KQZ-ja nuk është dashur të nxjerr një reagim të tillë, pasi sipas tij në atë aplikacion nuk janë kërkuar të dhëna të ndjeshme.

Në emër të KQZ-së nuk guxojnë të dalin reagime të tilla pa u konsultuar me të gjithë anëtarët e KQZ-së. Pa u konsultu Sami Kurteshi, në emër të KQZ-së nuk mund të nxirret asnjë reagim”, u shpreh Kurteshi.


Kryetarja e KQZ-së, Daka tha se nuk është duke u mbajtur për këtë arsye dhe i kanë njoftuar organet kompetente për këtë, ndërsa tha se ky reagim është bërë për shkak se ka qenë në pyetje siguria nacionale.

Kurteshi i tha se në atë aplikacion nuk janë kërkuar të dhëna sensitive të ndaluara me Ligj.

“Ju përmednet sigurinë nacionale, përmendët mbledhjen e të dhënave sensitive që janë të mbrojtura. Nuk mbledhin të dhëna sensitive që janë të ndaluara për Ligjin për të dhënat personale. Ata jetojnë në vende që i ndalojnë menjëherë nëse ka një gjë të tillë”, u shpreh Kurteshi.

Madje Kurteshi tha se Daka po ia ndërpret fjalën duke shtuar se ajo nuk e njeh ligjin edhe pse është gjyqtare.

Daka u shpreh se nuk është Kurteshi ai i cili duhet ta vlerësoj nëse ajo e di apo jo ligjin.

Pas kësaj, ndërhyu edhe anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, i cili tha se përmes këtij aplikacioni po kërkohen donacione, gjë e cila u mohua nga Kurteshi

“Kjo është gënjeshtër e partive të kriminalizuara”, u shpreh Kurteshi, drejtuar anëtarit të LDK-së, Hamiti.

I menjëhershëm ishte reagimi i Hamitit.

“Gënjeshtari më i madh je ti, ti i pari je rrenc dhe gënjeshtar, se je msu me çu zanin”, ka thënë Hamiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori