LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka koalicion parazgjedhor, AKR pjesë e listës së LDK-së

Nuk ka koalicion parazgjedhor, AKR pjesë e listës së LDK-së

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, si pjesë listës së LDK-së.

Megjithëse kërkesa dhe dëshira e AKR-së ka qenë që të ketë koalicion, marrëveshja është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli për Telegrafin.

Ndryshe, LDK dhe AKR kanë qenë në koalicion parazgjedhor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. /Telegrafi/