LAJMI I FUNDIT:

Dragan Danillovski: Vlerësohet se imuniteti kolektiv është në mes 34,5 deri 54 përqind

Dragan Danillovski: Vlerësohet se imuniteti kolektiv është në mes 34,5 deri 54 përqind

Mjeku Dragan Danillovski, për “Sloboden Peçat”, pohon se në Maqedoni vlerësohet se 7 deri në 10 herë më shumë qytetarë tashmë kanë pasur kontakt me virusin sesa numri i regjistruar zyrtarisht.

“Nëse më 10 janar kemi pasur gjithsej rreth 85.500 raste, atëherë një llogaritje e thjeshtë tregon se numri real është midis 600 mijë dhe 860 mijë persona. Madhësia reale e popullsisë në Maqedoni, sipas të dhënave të Administratës Shëndetësore Elektronike në Ministrinë e Shëndetësisë është 1.6 milion. Rezulton se aktualisht përqindja e imunitetit kolektiv është nga 37.5 në 54 përqind. Për të ndaluar përhapjen e epidemisë në nivelin e shpërthimeve sporadike, është e nevojshme të arrihet pragu i ashtuquajtur i imunitetit kolektiv prej 60 përqind ose një milion njerëz.

Nëse nuk ka ndonjë rritje të madhe në numra gjatë këtij muaji për shkak të pushimeve që kanë kaluar dhe po vijnë, në dinamikën aktuale, pragu duhet të arrihet për 60 deri në 100 ditë. Asnjë vaksinë. Vetëm për kontakt me virusin. Dhe me të gjitha pasojat e trishtueshme, duke qenë se vdekshmëria është afër tre përqind. Prandaj, vaksina është e nevojshme për të parandaluar pasojat e rënda të kontraktimit të virusit. Veçanërisht për grupet e ekspozuara dhe të rrezikuara, punëtorët shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç”, tha mjeku Danillovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

“Shërbimi me nder ndaj vendit tënd”, shefi i AKI-së dhe ai CIA-s zbuluan pllakën e mirënjohjes ndaj SHBA-ve

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Gërvalla në Slloveni: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s'janë provokim

Lajme
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej të ishte kazan i votave të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori