LAJMI I FUNDIT:

Shpallet gjendje të emergjencës civile në Vushtrri për shkak të rrezikut nga vërshimet

Shpallet gjendje të emergjencës civile në Vushtrri për shkak të rrezikut nga vërshimet

Për shkak të rrezikut nga vështrimet e Lumit Silnica, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vendosur të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar po ashtu se është rritur rreziku të vërshohet qyteti, por edhe fshatrat e komunës së Vushtrrisë.


Komuna po ashtu ka caktuar një palestër në Samadrexhë, si vend për strehim në rast nevoje.

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri!

Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.

Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve.

Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori