Demokratët e Kongresit amerikan do të tentojnë të largojnë nga zyra presidentin amerikan, Donald Trump këtë javë, ose duke i bërë presion nënpresidentit, Mike Pence dhe kabinetit të tij që të përdorin fuqitë kushtetuese, apo përmes procesit të shkarkimit në Kongres.
Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka bërë këtë njoftim përmes një letre të nisur drejt ligjvënësve më 10 janar, ndërkohë që presidenti përballet me presion në rritje dhe izolim në ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të rolit të tij në sulmin që i është bërë Kongresit.
Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të prezantojë më 11 janar një rezolutë, përmes së cilës i bëhet thirrje nënpresidentit Mike Pence “që të mobilizojë kabinetin dhe të aktivizojë Amendamentin e 25-të, për të shpallur presidentin të paaftë për të kryer detyrat që i takojnë”, ka thënë Pelosi.
Nëse Pence nuk përgjigjet brenda 24 orëve, demokratët do të nisin procedurat e shkarkimit, ka thënë Pelosi.
Në rezolutë, Trump akuzohet për rritje të presionit ndaj zyrtarëve zgjedhorë për të përmbysur rezultatin zgjedhor, si dhe për inkurajim të mbështetësve të tij që dhunshëm të hyjnë në Kongres më 6 janar.
Si pasojë e këtij incidenti pesë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë një zyrtar policor.
“Për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë tonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky president përbën kërcënim për të dyja”, ka thënë Pelosi.
“Teksa ditët ecin, tmerri i sulmit të organizuar nga ky president është rritur dhe ka nevojë urgjente për veprim”.
Republikanët pritet të bllokojnë rezolutën në një sesion joformal në Dhomën e Përfaqësuesve më 11 janar.
Nëse republikanët kundërshtojnë rezolutën, më pas ky trup do të zhvillojë një sesion zyrtar me proces votimi më 12 janar, bazuar në deklaratat e Pelosit.
Aty pritet që kërkesa të miratohet, meqë demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.
Pence, i cili raportohet të mos ketë folur me presidentin prej sulmit në Kongres, besohet se kundërshton aplikimin e Amendametit të 25-të, kanë thënë këshilltarët e tij.
Po ashtu nuk dihet nëse shfrytëzimi i kësaj pike të kushtetutës do të kishte mbështetje nga pjesëtarët e kabinetit.
Përveç kërkesës ndaj Pencit, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të prezantojnë më 11 janar edhe artikujt për shkarkim.
Nëse Pence nuk përgjigjet, më pas Dhoma e Përfaqësuesve do të nisë debatin për shkarkim dhe do të kryente procesin e votimit më 13 apo 14 janar.
Kjo masë ka mbështetjen e më shumë se 200 demokratëve dhe pritet të miratohet duke e bërë Trumpin presidentin e parë, ndaj të cilit nisen dy herë procedurat për shkarkim.
Në draftin e dy artikujve për shkarkim, demokratët akuzojnë presidentin amerikan për inkurajim të mbështetëve të tij për të sulmuar Kongresin.
Në artikuj Trump akuzohet edhe për pengim të certifikimit të rezultat zgjedhor.
Largimi i Trumpit nga zyra përmes procesit të shkarkimit do të ishte tejet i vështirë në një periudhë kaq të shkurtër kohore, para se të përfundojë mandati i tij.
Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurat për shkarkim, akuzat duhet të paraqiten edhe para Senatit.
Të 100 senatorët duhet të pajtohen për të nisur më herët punimet para 19 janarit, ashtu që të zhvillohet gjykimi, skenar që ka pak mundësi të realizohet.
Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell u ka nisur letër senatorëve republikanë më 9 janar, duke sugjeruar se asnjë gjykim nuk do të nisë derisa Trump të largohet nga zyra më 20 janar.
Dënimi nga Senati kërkon dy të tretat e votave. Kjo nënkupton se të paktën 17 senatorë republikanë duhet t’iu bashkohen demokratëve për të dënuar presidentin.
Deri më tani, vetëm dy senatorë republikanë kanë shprehur mbështetje të plotë për largim të presidentit, Pat Toomey dhe Lisa Murkowski. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj – një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City