LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i hidhur i Rrahmanit si startues – Gatusso premton se mbrojtësi shqiptar do ta ketë sërish rastin

Debutimi i hidhur i Rrahmanit si startues  – Gatusso premton se mbrojtësi shqiptar do ta ketë sërish rastin

Ndeshja mes Udineses dhe Napolit është mbyllur me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2-1.

Nga minuta e parë me fanellën e Napolit kishte debutuar mbrojtësi ynë Amir Rrahmani, që ishte edhe ndeshja e parë si startues.


Megjithatë nuk ka shkruar gjithçka mirë për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, i cili ishte fajtor në golin e vetëm të shënuar Udineses.

Rrahmani ktheu një top prapa te portieri Alex Meret, por që nuk kishte forcën e duhur dhe nga kjo përfitoi sulmuesi Kevin Lasagna që shënoi për 1-1, pasi Napoli kishte kaluar e para në epërsi me golin e Lornzo Insignes.

Mbrojtësi shqiptar u zëvendësua menjëherë pas pjesës së parë nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili thotë se lojtari do ta ketë sërish rastin.

“Më vjen keq për Amirin, ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por ishte në vështirësi sot dhe unë duhej të merrja një vendim. Ai do të ketë shansin e tij sërish”, ka thënë trajneri.

Napoli i shpëtoi disfatës në fund kur Tiemoue Bakayoku shënoi për 2-1.

Elseid Hysaj luajti për 90 minuta, ndërsa Napoli aktualisht ka 31 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori