LAJMI I FUNDIT:

Messi ka ‘rilindur’, 2021-ta bëhet viti i dytë me startin më të mirë të argjentinasit

Messi ka ‘rilindur’, 2021-ta bëhet viti i dytë me startin më të mirë të argjentinasit

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka ‘rilindur’ në vitin 2021 me një formë shumë të lartë, ku nuk kanë munguar golat dhe asistimet.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Messi ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e para të Barcelonës këtë vit, duke e bërë vitin 2021 si fillimin e tij të dytë më të mirë në një vit kalendarik.


Paraqitja brilante me dy gola kundër Granadas mbrëmë plotësoi paraqitjen tjetër superiore në Athletic Bilbao gjatë javës.

Messi shënon dy supergola ndaj Granadas, i dyti magjik nga gjuajtja e lirë
Lexo po ashtu Messi shënon dy supergola ndaj Granadas, i dyti magjik nga gjuajtja e lirë

Kjo do të thotë se vetëm në vitin 2016, kur ai shënoi pesë gola deri më 10 janar, ai e ka filluar një vit në formë më të mirë.

Messi nuk shënoi kundër Huesca, ndeshja e parë që luajti në 2021, por e shpagoi veten kundër Bilbaos dhe Granadas, jo vetëm duke luajtur mirë, por duke luajtur me gëzim të dukshëm, duke u lidhur shkëlqyeshëm me Pedri, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, dhe duke operuar me një buzëqeshje në fytyrën e tij që nuk shihej për ca kohë.

Bëhet virale festa e djemve të Messit pas golit të argjentinasit nga goditja e dënimit ndaj Granadas
Lexo po ashtu Bëhet virale festa e djemve të Messit pas golit të argjentinasit nga goditja e dënimit ndaj Granadas

Në vitin 2016, tre ndeshjet e para të Barcelonës ishin kundër Espanyol (një herë në La Liga, një herë në Copa del Rey) dhe ndaj Granada.

Ai shënoi një het-trik kundër Granadas atëherë, për të plotësuar me një dygolësh në njërën nga ndeshjet kundër Espanyolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori