LAJMI I FUNDIT:

Kush është Jake Angeli, qytetari që “pushtoi” Kongresin amerikan

Kush është Jake Angeli, qytetari që “pushtoi” Kongresin amerikan

Pamjet e ditës së djeshme, që tregonin mbështetësit e presidentit Trump, të cilët hynë në ambientet e “Capitol Hill”, ku do të votohej presidenti i zgjedhur Joe Biden kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave në mbarë botën.

Ndër fotot e publikuara kanë tërhequr vëmendjen disa protestues për veçantinë që kanë shfaqur, një prej të cilëve është një i ri, i veshur vetëm me një peliçe dhe me dy brirë, dhe që paraprinte dhjetëra mbështetës pro Trump që u vërsulën në godinën e Kongresit.

Qytetari nuk është një i panjohur. Ai quhet Jake Angeli, është 32-vjeç me origjinë italo-amerikan dhe jeton në Phoenix. Prej muajsh ai është shndërruar në një pikë referimi për pjesën më radikale të mbështetësve të Trump, ata që bëjnë pjesë në lëvizjen QAnon.

Komplotistë, pjesë e organizatave të tjera të së djathtës ekstreme, këto janë karakteristikat e kësaj lëvizje që mendon se bota po drejtohet nga një sekt në nivel botëror, me prirje pedofile dhe që urrejnë mitin e tyre, presidentin Donald Trump.

Teori që Angeli e shpreh publikisht në rrjetet sociale. Por, aktiviteti i tij nuk ka qenë vetëm virtual. Gjatë zgjedhjeve, sërish ai ishte protagonist i protestave në Arizona, ku mbështetësit e Trump denonconin vjedhjen e votave.

Dje, ai bashkë me disa të besuar, që e quajnë veten si patriotë, hynë në sallat e Kongresit amerikan. Njëra prej tyre ishte Ashli Babbitt, veterania e Forcave Ajrore të SHBA-së, e cila mendohet të jetë qëlluar pasi hyri në ndërtesë së bashku me protestuesit e tjerë.

Katër persona mbetën të vdekur nga përplasjet në protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga mbështetësit e Donald Trump. Qytetarët u futën në Kapitol për të ndërprerë procesin e konfirmimit si president të demokratit Joe Biden.

Protesta u organizua pas thirrjes së Trump, pasi sipas tij, zgjedhjet e nëntorit u vodhën. Ngjarjet e ditës së djeshme u cilësuan nga liderët botëror si sulm ndaj demokracisë. Këto ngjarje shokuan botën, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga viti 1814./Opinion.al

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori