LAJMI I FUNDIT:

E duan Messin në skuadrën e tyre – Manchester City ‘detyrohet’ t’i ofrojë kontratë me pagë më të ulët De Bruynes

E duan Messin në skuadrën e tyre – Manchester City ‘detyrohet’ t’i ofrojë kontratë me pagë më të ulët De Bruynes

Manchester City i ka ofruar yllit të saj kryesor, Kevin De Bruynes, një kontratë të re me pagë më të ulët se sa ka aktualisht,  pasi klubi po e shqyrton mundësinë  e nënshkrimit me Lionel Messin.

Sipas medieve, De Bruyne edhe pse është ende i përkushtuar dhe e dëshiron qëndrimin në klub, është i zhgënjyer me ofertën e parë të Cityt.


Por sipas Sam Lee, korrespodent i The Athletic, Manchester City i ka paraqitur lojtarit një kontratë pesë-vjeçare që është më pak fitimprurëse sesa marrëveshja e tij aktuale, pasi klubi po ruan fondet për një lëvizje të mundshme për Messin.

De Bruyne që është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe llogaritet si lojtari kryesor ishte zhgënjyer me ofertën, por do të ketë sërish negociata që pritet të jenë të gjata.

Në konferencën e tij për shtyp sot, trajneri Pep Guardiola, ka thënë se nuk është “i shqetësuar” për situatën dhe është “shumë i sigurt se ai do të qëndrojë”.

“Ndonjëherë duhet të respektojmë procesin. Unë nuk e di se çfarë po ndodh sepse nuk kam biseduar me Txiki [Begiristain], por ai e di se si e vlerësojmë, jo vetëm si futbollist, si person – sa i rëndësishëm është ai për klubin”.

“Unë nuk jam i shqetësuar, por në fund të fundit sigurisht që është vendimi i tij”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori