LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski thotë se Maqedoninë do ta shndërrojë në vend të politikanëve të ndershëm

Nikollovski thotë se Maqedoninë do ta shndërrojë në vend të politikanëve të ndershëm

Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski u shërua nga coronavirusi dhe i kthehet punës në Qeveri.

Ai në “Facebook” vendosi pesë prioritetet kryesore në plan profesional dhe se këto duhet të përmbushen këtë vit.

“Këto janë pesë prioritetet e mia për vitin e ri 2021 për të cilat jam i përkushtuar: e para Aksioni 21 për standarde evropiane brenda me fokus pastrimin e gjyqësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, masat kundër COVID-19*, rritja e transparencës së funksionarëve dhe përgjegjësi para secilit. E dyta është zbatimi i rekomandimeve nga GREKO. Mund të jemi shtet i politikanëve të ndershëm dhe këtë do ta dëshmojmë. E treta është realizimi i projektit Interoperabulitetit për ta ngritur nivelin e bazave të të dhënave mes institucineve dhe ta rrisim shpejtësinë e veprimit”, thotë Nikollovski.


Dy të tjerat, shkruan Nikollovski janë institucione efikase për zgjidhjen e rasteve për të cilat ka dyshime për korrupsion dhe ekipimi dhe digjitalizimi i Qendrave hetimore në Prokurori Publike.

“Natyrisht kjo vazhdon me koordinim intensiv mes institucioneve anti-korrupsion qeveritare që janë në bashkëpunim me institucionet e pavarura”, shkruan Nikollovski./Telegrafi/