Nuk është e lehtë për një fëmijë që të ndajë, të japë ‘borxh’ lodrat e tij
Nevoja e fëmijëve për të zotëruar gjëra është një dhembje koke e përditshme për ju.
Ja se si duhet të ndihmojmë me ëmbëlsi, transmeton Telegrafi.
Dëshira për të poseduar dhe refuzuar janë burime konfliktesh
Që kur është 2 vjeç, fëmija mendon se ato që i përkasin atij nuk mund t’i prekë askush! Nëse dëshiron një objekt, ai e rimerr, madje edhe nga duart e një shoku: “lodrat që lëvizin” janë edhe më të dëshirueshme.
Por fëmija nuk është agresiv, thjesht egocentrik. Në këtë moshë ai kërkon vetëm ato që do vetë. Që t’i ndajë duhet të jetë i aftë t’i lërë vend edhe tjetrit, gjë që bëhet më vonë.
Mos e detyroni fëmijën më të rritur të japë lodrat tek më i vogli!
Është një fenomen i zakonshëm kur fëmija më i madh merret me librin e tij, stilolapsin ose lodrën dhe fëmija më i vogël do që të luajë pikërisht me këto objekte në të njëjtën kohë! A është e drejtë që fëmija i madh të ndajë lodrat e tij vetëm e vetëm se kjo është dëshira e të voglit?
Kur i blejmë një lodër të re, lërini kohë të përfitojë. Pastaj i përket atij të vendosë nëse do ta ndajë. Mos harroni se t’i mësosh fëmijëve të respektojnë hapësirën e tjetrit është po aq e rëndësishme sa edhe ndjenja e bujarisë që mundoheni t’i mësoni.
Shpjegoni atij atë që kërkoni
Rreth moshës 2 vjeçare, fëmija bëhet i ndjeshëm ndaj nocionit të drejtësisë, të reciprocitetit. Shpjegojini atij se në një lojë lodrat edhe mund të shkëmbehen. Më pas secili do të marrë atë që i takon. Nëse një shok vjen në shtëpi, ndihmojeni të bashkëpunojë me të, dhe nxirrini lodrat që të luajnë së bashku me to.
Nëse keni shumë fëmijë, organizoni aktivitete të përbashkëta: ndihmojeni secilin të kuptojë atë që tjetri përfaqëson. Kështu, duke ruajtur shpirtin e mirë këta fëmijë do të ndajnë mes tyre atë që i përket.
Jepini kohë për të kuptuar
Mësojeni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët, por jini realistë: atij i duhet kohë për të kapur dhe përshtatur me idenë. Pra mos e sforconi shumë dhe as shumë shpejt.
Të qortoni apo dënoni një fëmijë që refuzon të ndajë një objekt nuk bëni gjë tjetër veçse e lidhni më shumë me atë objekt. Më mirë i duhet shpjeguar fëmijës tjetër: “ai nuk do që ta ndajë me ty për momentin. Në fund të fundit është e drejta e tij, pasi e ka të vetën!”
Motra dhe vëllezër: lojëra dyshe apo të përbashkëta?
Kur kemi fëmijë me moshë të përafërt, mund të blejmë për ta lodra të përbashkëta, ose mund t’i blejmë dyshe. Zgjidhja më e mirë është të ndahen mes të dyve. Blini një çift tullumbacesh, apo lojëra, ‘baby sister’… që kjo do të zvogëlojë konfliktet.
Të njëjtën gjë bëni për lodrat afektive, kukullat, pellushët, etj,: fëmijët kanë nevojë të dinë që e kanë të vetën. Por ata mund të ndajnë biçikletën, kutitë, karrocën e tyre të përbashkët… Veç të tjerash të pasurit e lodrave të përbashkëta i frymëzon që t’i ndajnë.
Mos ia merrni lodrën nga dora!
Marrja me forcë e lodrës mund të justifikohet vetëm nëse mund të ketë probleme për sigurinë e fëmijës.
Nëse përfundoni në përdorimin e dhunës për t’ia marrë lodrën nga dora, atëherë i mësoni edhe fëmijës të njëjtën gjë: dhunën. Përpiquni t’ia kërkoni lodrën duke i drejtuar dorën tuaj dhe duke përdorur një ton zëri të ulët.
Gjashtë veprime që DUHET të bëni
1. Kërkoni zgjidhje
Bëjini të kuptojnë se janë ata të përgjegjshëm për konfliktin që kanë dhe inkurajojini të gjejnë vetë zgjidhjen. Një mënyrë është të thoni: “Dakord, kemi një problem këtu. Që të dy doni të luani me të njëjtën lodër, por kjo nuk është e mundur …
Si mund ta zgjidhim këtë problem?”. Në vazhdim, largohuni pak, aq sa është e mundur, dhe lërini fëmijët ta zgjidhin vetë problemin. Një strategji tjetër është që t’i ofroni fëmijëve disa zgjidhje alternative dhe t’i inkurajoni që të zgjedhin njërën prej tyre.
2. Kërkoni falje për fëmijën tuaj!
Sa herë ju ka ndodhur që fëmija juaj t’i marrë nga dora lodrën një fëmije tjetër? Mos kini frikë, as mos hezitoni të kërkoni falje në vend të fëmijës suaj.
Me këtë qëndrim i tregoni fëmijës tjetër se e respektoni dhe jepni shembullin e mirë tek fëmija juaj…
3. Vëzhgoni pa ndërhyrë!
Rezistojini tundimit të ndërhyrjes mes dy fëmijëve që zihen për një lodër. Mund të ndërhyni vetëm kur ata janë duke u zënë me duar.
Ndërhyrja juaj do të bëjë njërin nga fëmijët që të lëndohet në fund. Nëse ndërhyni, një nga fëmijët do të dalë i humbur dhe tjetri fitues dhe sa herë që do të kërkojnë diçka, do të bazohen tek ju (mami, babi) për të dhënë zgjidhje.
4. Drejtojeni vëmendjen diku tjetër
Nuk është e vështirë të ndryshosh gjendjen shpirtërore të një fëmije, duke i drejtuar vëmendjen diku tjetër, duke e bërë të merret me diçka tjetër. Mos u mundoni që në çdo konflikt t’i mësoni sesi t’i ndajë gjërat e veta. Fëmijët e moshave më të vogla mund të tregojnë interes për gjëra të tjera në një kohë rekord.
Mbani mend
∙ Kërkohet respektim i nevojës së fëmijës për posedim.
∙ Duhet të merrni parasysh pjekurinë emocionale të fëmijës suaj.
∙ Mbase e vetmja gjë që kërkohet është marrëdhënia e përditshme e fëmijës suaj me fëmijë të tjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
E dini cilat rreziqe i shkakton masturbimi në shtatzëni?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët