Ani pse pritjet ishin të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, një gjë e tillë nuk u arrit. Shanset po mendohen më të ulëta tani kur Portugalia ka dalur në krye të presidencës së BE-së. Në Qeverinë e Kosovës nuk përgjigjen rreth kësaj teme, ndërsa njohësit e integrimeve shprehën skeptik që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.
Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret por ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë vendet e Bashkimit Evropian.
Franca dhe Holanda janë vendet që janë shprehur skeptike në dhënien e dritës së gjelbër për kosovarët, ani pse vet mekanizmat e Bashkimit Evropian kanë deklaruar që Kosova i ka plotësuar kriteret për lëvizje të lirë.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra, pjesë e komisionit parlamentar për integrime europiane, thotë se Qeveria e Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më e dobët në konkretizimin e argumenteve në çështjen e liberalizimit të vizave.
“Me keqardhje e them që aty ku e kemi sjellur qeveritë paraprake dhe ne që kemi qenë në pushtet, ka ngelur, ose ka hapa prapa në kthim të kësaj agjende. Asnjëherë më pak nuk është diskutuar lidhur me këtë proces, asnjëherë më pak nuk ka pasur shkëmbim ndërmjet shteteve lidhur me procesi ne liberalizimit të vizave dhe asnjëherë më pak nuk ka pasur më pak bashkëpunim me spektrin ndërkombëtar që janë Bashkimi Evropian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me politikën e jashtme”, thotë ajo.
Viti 2020 ishte vit shprese për kosovarët për shkak të presidencës gjermane në BE, por duket që pandemia i ka orientuar politikat e Bashkimit Evropian diku tjetër.
Kosova nuk duket në top prioritetet e BE-së.
Emir Abrashi nga Demokracia Plus thotë se Bashkimi Evropian tani ka çështje më të rëndësishme se liberalizimi i vizave për kosovarët, duke përmend këtu luftën ndaj pandemisë, proceset buxhetore dhe Brexit.
“Nuk pres ndonjë lëvizje shumë të madhe në ana e Portugalisë, mirëpo në gjysmën e dytë të vitit 2021, presidenca i kalon Sllovenisë dhe në këtë aspekt mendoj që ne duhet qysh tash të fillojmë të punojmë me Qeverinë sllovene, me aleatët tanë në Slloveni në mënyrë që t’i shtyjmë përpara këto procese për shkak se neve kemi parasysh që Sllovenia është pak më e ndjeshme karshi këtyre proceseve për shkak se edhe vet ka qenë pjesë e së njëjtës federatë në të cilën ka bërë pjesë i gjithë Ballkani Perëndimor. Ndoshta presidenca e Sllovenisë do të jetë me e favorshme për proceset e integrimit në gjithë Ballkanin”, thotë ai.
Ndërsa profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti konsideron se procesi tashmë është i vonuar dhe ka kaluar të gjitha limitet e nevojshme.
“Tashmë çdo gjë është në nivelin e spekulimeve sepse flasim për proces të tej-zgjatur që ka kaluar çfarëdo limiti, ne definitivisht duhet të shohim mundësi alternative, të tilla çfarë kanë bërë të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu Bosnje Hercegovinën, një pjesë të Republikës së Serbisë, Maqedoninë, jo duke trumbetuar por duke shikuar në mundësi të tjera alternative për të siguruar lëvizjen e lirë sepse fundja këtu nuk po flasim për ndonjë privilegj por flasim për një të drejtë fundamentale të njerëzve për të lëvizur lirshëm”, thotë ai.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kishte rekomanduar heqjen e vizave.
Megjithatë nevojitet miratimi i secilit shtet anëtar të BE-së që vendi i fundit i izoluar në Ballkanin Perëndimor, të gëzojë lëvizjen e lirë në zonën Shengen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City