Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte coronavirusin, thanë autoritetet.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policët lokalë u përpoqën të “parandalonin këtë ngjarje por u përballën me armiqësi të ashpër nga shumë persona” të cilët i vunë zjarrin njërës prej makinave të tyre dhe hodhën shishe dhe gurë.
Siç është bërë e ditur më tej, të pranishmit kishin ardhur nga e gjithë Franca dhe madje edhe jashtë vendit.
“Kontrollet e policisë po ndodhin përreth vendit. Paralajmërimet verbale po u jepen të gjithëve që të largohen”, kishte shkruar policia në rrjetet sociale.
Kështu që prokurorët kanë hapur një hetim mbi organizimin e paligjshëm të një tubimi muzikor dhe dhunës së paramenduar ndaj autoriteteve.
Duke folur më vonë, zëdhënësja e ministrisë së brendshme Camille Chaize tha se kishte pasur “armiqësi të madhe, dhunë të madhe” kundër forcave të rendit dhe ligjit, pa treguar nëse policia ishte në gjendje të hynte në “vendin e tërbuar”.
Tubime të tilla masive janë rreptësisht të ndaluara në të gjithë Francën për të parandaluar përhapjen e COVID-19 dhe një shtetrrethim mbarëkombëtar që në orën 20:00 – i cili nuk u hoq as për Vitin e Ri – zbatohet në të gjithë vendin.
Raportet thanë se festa u zhvillua në një depo bosh që i përkiste një kompanie magazinimi. Automjetet me tabela nga e gjithë Franca ishin parkuar në atë vend.
Autoritetet franceze kanë qenë të shqetësuar për ahengjet masive të zjarrta gjatë gjithë pandemisë, por nata e Vitit të Ri ishte një shqetësim i veçantë.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka bërë të ditur se 132,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë Francën për festimet e Vitit të Ri për të garantuar sigurinë.
Ministria franceze e shëndetësisë raportoi 19,348 infeksione të reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit të premten, pak më pak se e enjtja prej 19,927 dhe shumë më poshtë se e mërkura prej 26,457.
Totali i rasteve kumulative të Francës tani qëndron në 2,639,773, i pesti më i lartë në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'