LAJMI I FUNDIT:

Dikur shpërndante pica për një restorant, sot britaniku 28-vjeç ka arritur një marrëveshje që kap vlerën e mbi një miliard funteve

Dikur shpërndante pica për një restorant, sot britaniku 28-vjeç ka arritur një marrëveshje që kap vlerën e mbi një miliard funteve

Një djalë 28-vjeç nga Britania e Madhe që dikur shpërndante pica për një restorant, ka arritur një marrëveshje me një kompani të veshjeve sportive që kap vlerën e mbi një miliard funteve, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për Ben Francis që filloi projektin “Gymshark” në garazhin e shtëpisë së prindërve gjatë vitit 2012, kur ai ishte vetëm 19-vjeç dhe gjatë ditës ndiqte studimet dhe natën punonte për Pizza Hut si shpërndarës picash, transmeton Telegrafi.

Francis gjatë një interviste dhënë për BBC ka thënë se pasuria e tij neto “është e frikshme”, duke refuzuar të zbulojë shifrën e saktë apo detajet e marrëveshjes së arritur që kap vlerën e mbi një miliardë funteve.


Kompania amerikane General Atlantic është aksionare me 21 për qind në biznesin e veshjeve sportive, që selinë ka në Solihull.

E kjo marrëveshje do t’i mundësojë Gymsharkut të zgjerohet sa i përket tregut – në veçanti në Shtetet e Bashkuara atje ku edhe ka shumicën e konsumatorëve.

Francis kishte filluar punën me kompaninë e tij, për shkak se kurrë nuk kishte arritur të gjej veshje sportive që i përshtateshin në trup.

Kështu kërkoi ndihmën e vëllait dhe një grup të shokëve, bleu makinat për qepje dhe printer për t’i printuar imazhet e ndryshme në rroba – dhe filloi fillimisht me prodhimin e rripave për bel për peshëngritësit dhe bluza pa mëngë për stërvitje.

Vëllai dhe shumica e shokëve janë ende pjesë e këtij biznesi, dhe sot numëron 499 punonjës dhe zyra të shumta në Britani të Madhe, Hong Kong dhe në Colorado. Ata kanë fabrika në mbarë botën.

E një pjesë e madhe e suksesit të kompanisë i atribuohet mediave sociale, në të cilat i ka reklamuar produktet dhe numëron miliona ndjekës në Instagram.

“Ishim të parët në këtë biznes, jemi gjithashtu të parët që kemi investuar shumë në reklamat e rrjeteve sociale”, ka thënë Francis.

Megjithatë derisa shumica e bizneseve janë ankuar për rënie të hyrave dhe përgjysmim të stafit për shkak të krizës së coronavirusit, Francis thotë se kjo gjë nuk ka ndikuar te kompania e tij.

“Nuk ka qenë një vit edhe aq i keq, pasi që njerëzit kanë bërë blerje online dhe kanë vrapuar në ambiente të hapura ku nuk janë ndjerë edhe aq të rrezikuar nga COVID-19”, ka shtuar i riu britanik.

Ai madje është zotuar se gjatë vitit të ri do të fokusohet në zgjerimin e biznesit edhe në fusha tjera.

“Është pasioni im i vërtetë dhe tërë jetën ia kam kushtuar sportit dhe mendoj të zgjeroj gamën e produkteve tona sportive”, ka shtuar 28-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori