LAJMI I FUNDIT:

Llorente pranë rikthimit te Juventusi

Llorente pranë rikthimit te Juventusi
(Foto: Instagram/llorente_fer)

Fernando Llorente mund të kthehet te Juventusi në janar pas një periudhe zhgënjyese te Napoli, megjithëse interesim ka shprehur edhe Sampdoria.

Sipas Sky Sport Italia, 35-vjeçari është në listën e Zonjës së Vjetër që kërkon një sulmues me karakteristika të përafërta me Alvaro Morata.


Në rast se ndodh, ky do të ishte një rikthim i spanjollit në Torino, ku ka luajtur gjatë viteve 2013-2015 duke shënuar 27 gola në 92 paraqitje.

(Foto: Instagram/llorente_fer)

Llorente ka luajtur vetëm 19 minuta për Napolin këtë sezon, ashtu që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror.

Juventusi kërkon sulmues, tre emra në listën e bardhezinjëve
Lexo po ashtu Juventusi kërkon sulmues, tre emra në listën e bardhezinjëve

Sampdoria është skuadra që i konkurron Juves për shërbimet e sulmuesit, i cili e ka të njëjtin agjent me Paulo Dybalan. /Telegrafi/