LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

Hoxhaj: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij para zgjedhjeve të reja parlamentare data e të cilave pritet të caktohet pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë dhe ofertën programore.

Postimi i plotë i Hoxhajt:


“Mikpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.

Si partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastra të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore. Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jep qeverisjen që meriton”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori