Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 që ka filluar në veri të vendit nga Qeveria e Serbisë është një goditje për sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe fyerje e rëndë për qytetarët.
Ismaili përmes një konference për media ka thënë se kjo është hera e tretë, në pak muaj, që Serbia, në emër të pandemisë, cenon sovranitetin e shtetit.
“Është hera e tretë që dy Qeveritë e kaluara, Hoti dhe Kurti, u nënshtruan para veprimeve të Serbisë dhe në dëm të Republikës së Kosovës. Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë një herë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit tone”, ka thënë ai.
Ismaili u shpreh se me tolerimin dhe me heshtjen e dy Qeverive të kaluara, Aleksandar Vucic është duke e portretizuar Serbinë si humaniste duke tentuar siç tha ai që para botës ta mbulojë të kaluarën e saj gjenocidale në Kosovë.
“Është e domosdoshme që Kryeministri Hoti të sqarojë para qytetarëve të Kosovës se si Vucic nga Beogradi filloi vaksinimin e qytetarëve në veri të Kosovës? Është e rëndë dhe e pafalshme të shohim se si dy Kryeministrat, Hoti dhe Kurti, u strukën para Vucicit dhe hoqën dorë nga sovraniteti shtetëror i Republikës së Kosovës, për të cilin u sakrifikua shumë”, tha ndër të tjera ai.
Ai më tej shtoi se është irrituese për qytetarët të shohin se si Serbia hyn në Kosovë, e vaksinon qytetarët kundër COVID-19.
“Qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës jo vetëm që nuk kanë filluar të vaksinohen, por nuk kanë madje as më të voglën informatë se kur do të nisë vaksinimi nga shteti i Kosovës. Duke ditur se vaksina është mënyra e vetme që i jep fund pandemisë, prioriteti më i lartë i kësaj Qeverie do të duhej të ishte sigurimi i vaksinës”.
Ismaili theksoi se mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike
“Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022. Qeveria Hoti, me papërgjegjësinë totale ndaj pandemisë, dhe pa plan të veprimit, po i lë qytetarët tanë të përballen pa fund me izolimin dhe masat restriktive. Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda”, shtoi ai.
Ismaili po ashtu tha se mungesa e vaksinave i lë qytetarët të përballen me mbylljen pa afat, i lë punëtorët shëndetësorë çdo ditë të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe thellon krizën drejt falimentimit ekonomik.
“Është e domosdoshme që Kosova të sigurojë urgjentisht vaksinat për të gjithë popullatën, e jo vetëm për një pjesë të saj – siç po deklarohet se janë siguruar vaksina vetëm për 20 për qind të popullatës. Është e domosdoshme që të investohet në zinxhirin ftohës dhe në trajnimet e personelit, pra që të krijohen të gjitha kushtet për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave nëpër gjithë Kosovën”, tha Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje