LAJMI I FUNDIT:

E bën për spital një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

E bën për spital një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:30, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/