LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Vonesat në votimin e buxhetit 2021 do të sjellin vështirësi në zbatimin e masave të Rimëkëmbjes Ekonomike

Zeka: Vonesat në votimin e buxhetit 2021 do të sjellin vështirësi në zbatimin e masave të Rimëkëmbjes Ekonomike

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti me çka edhe zyrtarisht vendin e çon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, ka gjetur vendin në këtë fundvit pa miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2021.

Përfaqësues të biznesit vlerësojnë se vonesat në votimin e buxhetit 2021 do të sjellin vështirësi në zbatimin e masave të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka për Telegrafin tha se, nuk duhet të shkohet në zgjedhje pa e miratuar buxhetin.


“Duke i ditur vonesat historike në konstituimin e institucioneve pas tri zgjedhjeve të fundit, në 2019, 2017 dhe 2014 dhe faktin që Kosova ka dispozita kalimtare që lejojnë për aranzhime të kufizuara buxhetore në vitin vijues, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet që para shpërbërjes së Kuvendit të arrijnë dakordim për kalimin e Projektligjit të Buxhetit për Vitin 2021. Në të kundërtën, pasojat në vitin 2021 do të ishin të rënda, jo vetëm në bllokimin e mundshëm të punës së administratës publike, në rast të vonesës eventuale në konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, por edhe të vonesës në zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike për sektorin privat dhe qytetarët e vendit”, tha Zeka.

Po ashtu, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se, nuk duhet të filloj viti 2021 pa miratimin e Projektbuxhetit.

“Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në prag të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draft-buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, kishte deklaruar Hoti, përcjell Telegrafi.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në mungesë të një Ligji për Ndarjet Buxhetore do të vlenin vetëm për dy muajt e parë të vitit 2021 nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e Kuvendit janë mbajtur më pak se katër muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal duke siguruar një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është e barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore nga Ligji i Ndarjeve Buxhetore të vitit 2020.

Pas kësaj periudhe vetëm Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars.

Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të zgjatet për më shumë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2.4 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori