LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Duhet të shkojmë në zgjedhje, qytetarët të vendosin se si të vazhdohet tutje

Krasniqi: Duhet të shkojmë në zgjedhje, qytetarët të vendosin se si të vazhdohet tutje

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi ka folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje dhe përfshirjes në në Qeverinë Hoti.

Sipas tij, momentalisht asnjëri prej këtyre opsioneve nuk është i mirë.

“Nëse i qesim ne peshore, të dyja i kanë përparësitë e veta dhe mangësitë e veta për shkak të kontekstit aktual. Ta zëmë, apriori do të isha për me shku në zgjedhje sepse kemi një qeveri komplet jo efikase, e cila ka pamundësi me kalu çfarëdo ligji edhe çfarë do vendimi në Kuvend. E ka humb shumicën parlamentare dhe kjo ja cenon legjitimitetin”, ka deklaroi Krasniqi në Kanal 10.


Për çështjen e presidentit, ai thotë se mund të krijohen problem për shkak se nëse mbahen zgjedhjet brenda 3 muajve nuk do të mund të krijohet një koalicion.

“Në anën tjetër, kur nuk kemi president të zgjedhur rrezikojmë me hy në një proces vicioz të zgjedhjeve pas zgjedhjeve. Kjo për shkak se nëse mbahen zgjedhjet brenda 3 muajve nuk do të mund të krijohet një koalicion, për shkak edhe të kundërshtimeve, që do t’i këtë 80 vota. Kjo për shkak se 61 vota janë të pamjaftueshëm për një stabilitet për shkak se duhen 80 me e zgjedh presidentin”, tha tutje deputeti.

Sipas Krasniqin ditën e nesërme pas zgjedhjes se Qeverisë “do të zgjidhet presidenti” dhe “nëse dështon zgjedhja e presidentit, automatikisht shkohet në zgjedhje”.

Megjithatë, në fund Memli ka thënë se ai personalisht mendon që procesi të kthehet edhe njëherë të qytetarët.

“Ky është një mendim i imi, jo se ka marrë vendim partia për këtë gjë, por unë mendoj që është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim mendimin e tyre se si duhet vazhduar tutje. Pra, përmes zgjedhjeve”, ka thënë në fund Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori