LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli rivalizon Barcelonën për transferimin e Eric Garcias

Liverpooli rivalizon Barcelonën për transferimin e Eric Garcias

Liverpooli është duke e rivalizuar Barcelonën për transferimin e Eric Garcias nga Manchester Cityt.

Lojtari ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të këtij sezoni, e që nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Nga kjo situatë e krijuar, Liverpooli është vënë në alarm dhe Jurgen Klopp ka kërkuar transferimin e tij qysh në janar.


Por, Garcia është i vendosur që të rikthehet te Barcelona, pasi në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së tyre.

Liverpooli është duke e kërkuar mbrojtësin si zëvendësues të Virgil van Dijkut dhe Joe Gomezit që kanë pësuar lëndim dhe mungojnë edhe për disa muaj.

Barcelona nuk do e lëshojë rastin për ta rikthyer lojtarin, mirëpo mbetet ende problem çështja e tyre financiare. /Telegrafi/