LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Kam thirrur në Berlin për lirimin e dy shqiptarëve të arrestuar nga Serbia

Dreshaj: Kam thirrur në Berlin për lirimin e dy shqiptarëve të arrestuar nga Serbia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, ka thënë për arrestimin e djeshëm të dy shqiptarëve në kufi me Serbinë, se ka kontaktuar me Berlinin, për të kërkuar reagimin e tyre për lirimin e tyre.

“Kam kontaktuar personalisht me Berlinin dhe nesër do të marrë zonja von der Leyen lajmin për me i lëshu djemtë sa ma shpejtë”, ka thënë Dreshaj.


“Në këto kontakte u tha që nuk duhet të bëjmë patriotizma se është gabim. Nesër do të marr informata ma të drejtpërdrejta”, tha ai në Klan Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme në koordinim me kryeminsitrin janë duke bërë çdo gjë të mundshme për sa më shpejtë lirimin e këtyre djemve që pafajësisht janë kapë jashtë kufinit”, ka shtuar ai duke potencuar se sjellje të tilla nuk i bëjnë mirë Serbisë sa i përket fqinjësisë dhe rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se kanë informata për paraburgosjen e tyre prej ditës së djeshme, dhe ka treguar se Berlini është i informuar personalisht prej tij, kryeministrit dhe ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla për këtë rast.

Dreshaj tha se raste të ngjashme ndodhin edhe në kufijtë tjerë në botë, ndonëse e pranoi se kohëve të fundit ato janë shpeshtuar nga Serbia.

“Muj me premtu që kryeministri dhe ministrja Haradinaj kanë njoftu çdo njeri të mundshëm që raste të tilla të mos ndodhin ma”.

“Mendoj që ne i kemi të gjitha informatat por për familjen e tyne dhe për djemtë që janë në dur të ushtrisë të Serbisë, tash të policisë, nuk kisha pasë dëshirë me u prononcu”.

Mirëpo, Dreshaj tha se ministrja Haradinaj-Stublla ka qenë në kontakt me familjet e dy djemve për të cilët ai thotë se nuk kanë pasur qëllim të keq me hyrjen e tyre në kufirin serb.

“Shpresoj që shumë shpejtë do të merren masa dhe do të vijnë djemtë në shtëpi. Mendoj që edhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’iu thotë njëherë e përgjithmonë jo provokimeve të Serbisë”, tha Dreshaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori