LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kujton dyvjetorin e ushtrisë dhe betejën e Pashtrikut

Hoxhaj kujton dyvjetorin e ushtrisë dhe betejën e Pashtrikut

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar përmes një statusi dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, datë kjo që lidhet ngjarjet që ndodhën saktësisht 22 vjet më parë në Pashtrik.

Hoxhaj ka thënë se më 14 dhjetor 1998, komandant Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarët e tij zhvilluan një prej betejave që shënon historinë e lavdishme të Kosovës.


“Ashtu siç luftuan atë ditë, një për të gjithë dhe të gjithë për një, ashtu edhe ranë, heroikisht, sepse, Muja dhe shokët e tij nuk donin tjetër përfundim. Flijimi për Atdhe për ta ishte bekim dhe përmbushje e idealit për të cilin kishin jetuar “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai gjithashtu tha se ushtarët e dinin se shpirti i tyre do të shndërrohej në shkëndijë, që do të ndriçonte më pas rrugën drejt çlirimit, shtet-formimit dhe krijimit të një ushtrie të cilën e gëzojmë sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori