LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet rinisja e mësimit në Shqipëri

Shtyhet rinisja e mësimit në Shqipëri

Pushimet dimërore për nxënësit e sistemit parauniversitar do të jenë këtë vit më të gjata se herët e kaluara dhe procesi nuk pritet të rifillojë në 4 Janar.

Për shkak të situatës së pandemisë ministrja e arsimit në Shqipëri, Evis Kushi thotë se me shtyrjen e rinisjes do të tentohet që të ndikohet në normalizimin e situatës së COVID-19, njofton Tv Klan.

Kushi nuk dha data për rifillimin e procesit mësimor, por burime pranë Ministrisë së Arsimit bënë me dije se, ndryshe nga vitet e tjera  nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm nuk do e fillojnë shkollën menjëherë pas festave.


Dy janë opsionet që ministria e arsimit po diskuton me Ministrinë e Shëndetësisë për rifillimin  e shkollave, data 8 ose 11 Janar. Do të jetë komiteti Teknik i ekspertëve ai që do të vendosë për këto data. Zgjatja e pushimeve dimërore bëhet për të frenuar përhapjen e COVID-19. Online mbeten për një kohë të pacaktuar edhe universitetet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori