LAJMI I FUNDIT:

Një studim zbulon praninë e COVID-19 në nëntor të vitit 2019 në Itali – bëhet fjalë për një djalë katërvjeçar

Një studim zbulon praninë e COVID-19 në nëntor të vitit 2019 në Itali – bëhet fjalë për një djalë katërvjeçar

Shkencëtarët në Itali zbuluan coronavirusin e ri në sekretimin e fytit të një vogëlushi 4-vjeç, duke sugjeruar praninë e virusit në Itali që nga nëntori i vitit të kaluar.

Studimi i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Milanos, analizoi tamponët orofaringeale të mbledhura nga 39 pacientë midis shtatorit 2019 dhe shkurtit 2020.

Kërkimi u publikua në fillim të kësaj jave nga revista mjekësore e pavarur editoriale “Sëmundjet e reja infektive”.


Përhapja e parë e COVID-19 u raportua në Wuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, megjithëse autoritetet kineze kanë pranuar se kishte raste që datojnë që nga nëntori, duke ngritur dyshime mbi transparencën e të dhënave zyrtare të bëra publike.

Studimi në Itali siguroi prova shtesë se virusi mund të jetë përhapur shumë më herët sesa mendohej fillimisht, duke qenë i pranishëm në të gjithë Evropën tashmë në vjeshtën e vitit 2019.

Studimi ndryshon në mënyrë thelbësore provat e mëparshme që raportuan rastin e parë zyrtar italian në fund të shkurtit 2020.

Shkencëtarët e Milanos identifikuan infeksionin COVID-19 në një test të marrë në fillim të dhjetorit 2019 nga një 4-vjeçar, i cili jetonte pranë Milanos dhe për herë të parë shfaqi një kollë dhe simptoma të tjera një muaj më parë.

Studiuesit vunë në dukje se fëmija zhvilloi simptoma të ftohjes dhe gripit në nëntor dhe më pas një skuqje të ngjashme me fruthin në fillim të dhjetorit. Mbetet ende e paqartë nëse ai infektoi anëtarët e tjerë të familjes.

Muajin e kaluar, një studim i veçantë i kryer në Itali sugjeroi se coronavirusi mund të jetë shfaqur në vend që nga shtatori 2019. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori