Sotir Caci (1917- 1983) ishte arsimtar, poet dhe përkthyes shqiptar.
Lindi në Borovë të Kolonjës. Shkollën fillore e kreu në Ersekë, mësimet e mesme i kreu në “Normalen” e Elbasanit ku kishte si pedagog Aleksandër Xhuvanin. Më pas punoi si mësues në disa fshatra. Ndërkohë nisi të shkruante poezi, të cilat u botuan në shtypin e kohës si “Iliria”, “Java”, “Rilindja”. Poezitë e tij u botuan në të parën antologji të letrarëve të rinj, të asaj kohe, se bashku me Migjenin, Petro Markon, Dhimitër Shuteriqin etj. Po atë kohë filloi të përkthente prozë e poezi franceze. Vepra e parë e rëndësishme ishte “Ura e psherëtimave” e Mishel Xevakos.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore humbet dy prindët në ngjarjet e masakrës së Borovës dhe i prekur nga kjo ngjarje shkruan poemën “Borova”, një nga krijimet më të mira të tij, e cila më vonë u muzikua nga Kristo Kono. Punoi në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe shef redaksie në entin botues “Naim Frashëri”. U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare në vitin 1983, duke lënë pas mijëra faqe përkthime.
Vendin parësor në shqipërimet e Sotir Cacit e ka letërsia franceze, letërsia që ai kishte më për zemër dhe që e shoqëroi tërë jetën. Falë kësaj lidhjeje të gjithanshme lindën shqipërimet e tij madhore, disa nga kryeveprat e kësaj letërsie, si komeditë më të spikatura të Molierit, romanet e njohura të Balzakut (“Kushëriri Pons”, “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve” etj.), romani “Manastiri i Parmës” i Stendalit, tregime dhe novela të A. Dodesë, “Fëmija” e Zh. Valesë, deri dhe vepra të autorëve bashkëkohorë francezë, si romani “Familjet e mëdha” e M. Drionit dhe “Misteri i gjarprit me pendë” i R. Dyshato. Nga ana tjetër, fondi i shqipërimeve të Sotir Cacit nuk mund të kuptohet pa përkthimin e dy epopeve të letërsisë ruse, siç janë “Lufta dhe paqja” e L. Tolstoit dhe “Doni i qetë” i M. Shollohovit apo novelat e A. Çehovit, romani “Nëna” i M. Gorkit dhe “Garda e re” e A. Fadejevit etj. Gjithashtu, ai ka dhënë në gjuhën shqipe romane nga letërsia italiane, si romanet “Skënderbeu” i A. Xonkadës dhe “Çoçarja” i A. Moravias.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Historia e fisit Shala
ALELUJA
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'