Shtëpia jonë kishte një dhomë që nuk e përdornim sikur tri tjerat. Aty e vendosnim tërvesën dhe gjërat tjera që nuk na duheshin përditë. Dhoma ishte një lloj magazine me lloj-lloj gjërash që fëmijëve ua tërheq vëmendjen. Ajo që mua më bënte të mendoja më së shumti, ka qenë dritarja që i kishte tre krahë sikur edhe ato të dhomave tjera. Por, kjo dritare në dy krahët e saj nuk ka pasur xhama. Drita hynte në dhomë nëpërmes krahut që kishte xham. Në kornizën e dy krahëve tjerë, në vend të xhamit kishte letër. Letra ka qenë e thasëve të miellit që kishte ngjyrë më të çelur se ajo e kafesë. Pasdite, kur dielli e ndriçonte pjesën e shtëpisë ku ishte kjo dritare, ngjyra e letrës merrte pamje të kuqërremtë dhe dukej sikur po tëhollohej për t’u shkrirë.
E kisha vëzhguar nënën time duke e prerë me gërshërë mu në mes thesin e zbrazur dhe duke e matur hapësirën e kornizës. Pastaj, pjesën anash të letrës që duhet vendosur në kornizë, e lyente me brumë dhe e ngjiste aty ku duhet. Nuk besoj që këtë proces e kam përcjellë shpesh dhe nuk e di saktësisht kur ishin zëvendësuar xhamat me letër. Por, e di që kjo gjë bëhej për shkak se xhami ka qenë i shtrenjtë. Këtë veprim unë një herë e kam përcjellë me gëzim të madh, pasi e dija se do të tepronte letër nga thesi të cilën unë do të përdorja. Me njërin tabak të letrës e bëra një tatalikë, me tjetrin një ciculkë, kurse të tretën e mbusha me numra dhe e harxhova gati tërë lapsin si rezultat i mundit tim për të mësuar tabelën e shumëzimit.
Tabakët e letrës, në vend të xhamit, kanë qenë tregues i varfërisë. Por, pasi dritarja jonë gjendej në pjesën e oborrit që nuk e shihte askush nga jashtë, fliste për varfëri të fshehur, për neglizhencë apo tendencë që të mos harxhohen para për aty ku nuk shihet. Në kohën e fëmijërisë time, kryesisht, të gjitha shtëpitë kanë pasur dritare me xhama. Por, dritaret e parëndësishme shpesh kanë qenë të mbyllura me letër, sikur kjo e shtëpisë sonë. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur nuk ka pasur xhama dhe dritaret e shtëpive nuk kanë qenë sikur që janë sot.
Historia e xhamit është interesante dhe është po ashtu tregues i nivelit ekonomik apo civilizimit të një shoqërie. Ka më shumë se 5000 vite që përdoret xhami apo, në këtë rast, më mirë të themi qelqi. Filloi të përdoret në Mesopotami (Irak), në Siri dhe në Egjipt. Por, ky ishte qelq për përdorime të ndryshme shtëpiake (kryesisht ornamente luksoze) dhe nuk ishte xham për dritare. Xhami në dritare u vendos gjatë Mesjetës dhe përdorej kryesisht në shtëpitë e të pasurve dhe ndërtesave publike në botën arabe, përfshirë Spanjën e atëhershme. Por, ishte dukuri e rrallë dhe konsiderohej salltanat e jo nevojë urbane.
Në Evropë, për herë të parë konsiderohet se xhami është vendosur në dritaret e katedrales “Canterbury” në Angli në shekullin XIII. Kjo dukuri vazhdoi ngadalë dhe nuk u zhvillua në industri deri në shekullin XVIII. Vetën në shekullin XIX xhami ka filluar të bëhet pjesë e zakonshme e dritares në Evropë. Më herët, njërëzit në vend të xhamit, në dritare kanë vendosur letër ose lëkurë të shtazëve të cilën e kanë tëholluar sa më shumë në mënyrë që të depërtoj drita.
Kur ka filluar xhami të përdoret në dritaret e shtëpive tona? Është vështirë të dihet saktësisht pasi që duket që këtë temë nuk e ka hulumtuar dikush deri sot. Por, është e sigurt që xhami në Ballkan ka ardhur me pushtetin otoman. Këtë e vërteton edhe vet fjala xham, me kuptimin dhe mënyrën e hyrjes në përdorim të gjuhës shqipe. ‘Cam’ është fjalë nga osmanishtja (më vonë turqishtja), por që në këtë gjuhë ka ardhur nga arabishtja e në arabisht nga persishtja. Pra, lëvizja e fjalës apo gjuhës tregon edhe për prodhimin, përdorimin dhe shpërndarjen e mallit së bashku me fjalën. ‘Pencere cami’ d.m.th. xhami i penxheres e shpjegon këtë lëvizje që ka ardhur deri te ne.
Fjala ‘xham’ te shqiptarët e ka edhe kuptimin e luksit dhe pastërtisë. P.sh. kur shpjegohet luksi në këngët dhe shprehjet e vjetra, haset: “Krejt n’xhama e rrethume”. Ose pastërtia: “Si me konë xham”. Nga kjo rrjedhë edhe fjala xhamadani që është veshje e rëndësishme shqiptare dhe po ashtu edhe lloj petku luksoz për ta shprehur statusin në shoqëri.
Ja një shembull luksi e dashnie te një këngë e vjetër e jona ku flitet për xhamin dhe xhamadanin: “Në penxhere prapa xhamit / se ç’të ra një trandafil / t’iu mbërthye xhamadanit / ç’ti bësh t’shkretit birbil”.
Megjithatë, për përfundim mund të sugjerojmë se xhami në shtëpitë tona duhet të ketë qenë prezent si pjesë e ndërtimit nga fillimi i shekullit XIX, kurse i zakonshëm nga fillimi i shekullit XX.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Kush e vrau Ismail Qemalin?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
FUND
Dëshmitë e të huajve për Esat Pashën dhe flamurin e tij "shqiptar"
ATA MË DONIN TË VDEKUR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë