LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Problemi i Messit është psikologjik

Pirlo: Problemi i Messit është psikologjik
(Foto: Screenshot/Twitter)

Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë fillim të sezonit 2020/2021, ndërsa Andrea Pirlo beson se çështja e tij nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

Trajneri i Juventusit mendon se e gjithë drama që ndodhi në fund të edicionit të kaluar (kur argjentinasi e kërkoi largimin dhe klubi nuk e lejoi), ka ndikuar te kapiteni i Blaugranëve.

“(Messi) është në një periudhë të veçantë të jetës së tij, jo të karrierës së tij, sepse ka pasur një problem këtë verë. Ka të bëjë me faktin se a do të qëndrojë apo jo te Barcelona”.


(Foto: Instagram/leomessi)

“Mirëpo, gjatë ndeshjeve, gjithmonë i ka treguar vlerat e tij. Më shumë se aspekti i futbollit, ai ka një problem psikologjik, por nuk dua të përfshihem në këtë, sepse nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

“Messi është një fenomen dhe e ka dëshmuar këtë”, ka deklaruar Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet sonte (e martë) në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Gjiganti anglez e bën prioritet transferimin e Alexander Isak për sezonin e ardhshëm

Premier League
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Live Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori