LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk i kam borxh PDK-së, i nxora nga opozita në pushtet – më shau një popull

Haradinaj: Nuk i kam borxh PDK-së, i nxora nga opozita në pushtet – më shau një popull

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se pozicioni i AAK-së për presidentin është i njëjtë si për LDK-në si për subjektet tjera politike.

Ai thotë se AAK nuk e dërgon vendin në zgjedhje edhe nëse nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit.

“Si është e mundur që një parti me kaq pak përqindje të votave ta dërgojë vendin në zgjedhje. Le të qesin kandidatët e vet LDK, PDK, LVV e të tjerët dhe le ta zgjedhin presidentin pa neve”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.


Haradinaj ka sulmuar edhe PDK-në në raport me zhvillimet aktuale politike.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Këta njerëz janë që po thonë se u kam borxh. O nuk iu kam borxh, por kam njerëzillëk. E keni marrë vetën në qaf. Nuk kam dashur t’i lë të gabojnë e të mos na sjellin kësi problemesh në vend”, shtoi Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj thotë se nuk dëshiron që të votojë president të gabuar që për pese vite do të pësonte populli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori