LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti

Haradinaj: Në kohën e UÇK-së kam qenë engjëll i vendit që më ka dërguar Zoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se para luftës ka qenë engjëll ndërsa thotë se pas luftës ka bërë gabime në politikë.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim që më ka dërgua Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll. Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj e po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë. Pas luftës edhe unë kam bërë gabime në politikë”, tha Haradinaj në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Haradinaj thotë se nuk kërkon amnisti tash për kohën në politikë për arsye se ka qenë “engjëll mbrojtës” në luftë.


Kryetari i AAK-së, thotë se familjarët e të vrarëve pas luftës kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi por sipas tij duhet pasur kujdes që të mos i bëjnë favore Serbisë.

“Edhe mua më është vrarë një vëlla pas lufte dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori