LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk mund të vrapoja dhe të merrja frymë!’ – Pogba thotë se i është dashur ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar nga coronavirusi

‘Nuk mund të vrapoja dhe të merrja frymë!’ – Pogba thotë se i është dashur ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar nga coronavirusi

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka pranuar se i është dashur një ‘kohë e gjatë’ për t’u rikuperuar fizikisht nga coronavirusi dhe se ai ‘nuk mund të vraponte” gjatë ndeshjes së parë të sezonit.

Pogba u diagnostikua me Covid-19 më 27 gusht, e cila e detyroi atë të tërhiqet nga skuadra kombëtare e Francës për ndeshjet e parapara në atë kohë.

Francezi kaloi 10 ditë në karantinë përpara se të kthehej në stërvitje të plotë me Unitedin, dhe më pas u emërua në 11-shen startuese të Ole Gunnar Solskjaer për ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Crystal Palace në 19 shtator.


Pogba rezulton pozitiv me COVID-19, humb ndeshjet e Francës
Lexo po ashtu Pogba rezulton pozitiv me COVID-19, humb ndeshjet e Francës

27-vjeçari luftoi ndërsa Djajtë e Kuq humbën 3-1, humbje e cila shënoi fillimin e një humbje alarmante të formës për një lojtar i cili kishte qenë integral gjatë fundit të sezonit të kaluar ku Unitedi e mbylli në vendin e tretë.

Pogba ka qenë brenda dhe jashtë formacionit të Solskjaer që kur shkaktoi penalltinë që i dha Arsenalit një fitore 1-0 në Old Trafford më 1 nëntor, shkaku edhe i konkurrencën së madhe për një vend në mesfushë.

Megjithatë, Pogba ka zbuluar se rënia e formës së tij ka ardhur shkaku i infektimit me coronavirus, i cili ndikoi shumë në aftësinë e tij fizike.

“Është e çuditshme, është e vështirë të shpjegohet sepse nuk do ta kuptonit. Edhe në stërvitje, unë i thosha trajnerit të fitnesit se ndihem çuditshëm. Nuk jam vetja”, ka thënë fillimisht Pogna në faqen zyrtare të Unitedit.

FC COVID-19: 11 yjet e futbollit që u prekën nga coronavirusi në një formacion, do të mund ta fitonin edhe Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu FC COVID-19: 11 yjet e futbollit që u prekën nga coronavirusi në një formacion, do të mund ta fitonin edhe Ligën e Kampionëve

“Unë lodhem shumë shpejt dhe marr frymë me të vërtetë shpejt. Në ndeshjen e parë të sezonit, nuk mund të vrapoja. Po provoja, por nuk mundesha”.

“Fola me menaxherin: Unë do të filloj lojën dhe le të shohim, “por unë isha shumë pa frymë dhe mu desh shumë kohë që të kthehesha në formë dhe të kthehesha mirë fizikisht”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori