LAJMI I FUNDIT:

FC COVID-19: 11 yjet e futbollit që u prekën nga coronavirusi në një formacion, do të mund ta fitonin edhe Ligën e Kampionëve

FC COVID-19: 11 yjet e futbollit që u prekën nga coronavirusi në një formacion, do të mund ta fitonin edhe Ligën e Kampionëve

Rastet pozitive në botën e futbollit me coronavirus nuk ndalen, ku i fundit emër i madh që u infektua është Cristiano Ronaldo.  

Portugezi humbi ndeshjen kundër Suedisë, ndërsa do të humbas edhe disa ndeshje të Juventusit, përfshirë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.


Por numri i lojtarëve të prekur është aq i lartë pas më shumë se shtatë muajsh pandemi, ku mund të formohet edhe një 11-she që mund të luftonte për çdo titull, shkruan OK Dario.

Në këtë formacion janë emra si Keylor Navas në portë, pasi portieri i PSG-së doli pozitiv sa ishte në pushime.

Në mbrojtje janë emra si Sime Vrsaljko dhe Jose Giménez nga Atlético Madrid, Matthias De Ligt i Juventusit dhe Yuri i Athletic Bilbaos.

Në qendër të mesfushës janë Paul Pogba, me dy lojtarë plot cilësi si Thiago Alcantara dhe Paulo Dybala më i avancuar.

Megjithëse reparti që do të bënte ndryshimin është sulmi, pasi aty ka emra si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappé.

Dhe kjo skuadër që do të ishte më e mira në planet, do të kishte trajner Diego Pablo Simeonen, një trajner i cili kohët e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori