LAJMI I FUNDIT:

Droni më i madh autonom, i cili mund të dërgojë në orbitë satelitët brenda 180 minutave

Droni më i madh autonom, i cili mund të dërgojë në orbitë satelitët brenda 180 minutave

Droni i parë për lansimin e satelitëve i zhvilluar nga një kompani amerikane, do të mund të transportoj mallra të ndryshme në orbitë çdo 180 minuta, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj kompanie

Aevum ka bërë të ditur se droni gjigant prej 24 metrave gjatësi, quhet Ravn X dhe është plotësisht autonom, mund të ngjitet në ajër disa herë brenda ditës, transmeton Telegrafi.

Në partneritet me forcat ajrore amerikane, Aevum ka bërë të ditur se janë të përkushtuar ndaj pajisjeve autonome.


Ky dron mund të ngjitet në ajër nga çfarëdo lloj piste dhe të dërgojë në orbitë satelitë, por edhe pajisje tjera. E pasi ngarkesat i dërgon në destinacion, droni kthehet në bazë.

E lansimi i parë i satelitëve duke përdorur Ravn X pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm nga baza e forcave ajrore amerikane, nga ku do të dërgohen 45 satelitë te vegjël ASLON.

Avancimi i teknologjisë ka bërë që satelitët të dërgohen në orbitë pa pilot apo raketë masive, që sipas Aevum me këtë veprim largohet rreziku ndaj faktorit njeri.

Droni është i gjatë pothuajse sa dy autobusë që transporton nxënësit, dhe mund të transportoj satelitë që peshojnë deri në 500 kilogramë dhe është plotësisht autonom. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Botë
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet

Botë
Kalo në kategori