Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të dëgjojnë, më 18 janar të vitit të ardhshëm, ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili është shprehur i gatshëm të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës për, siç ka thënë ai, shkeljet që janë bërë gjatë gjykimeve nga ana e EULEX-it në Kosovë. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, pasi Simmons u ka dhënë atyre disa data në të cilat ai është i përshtatshëm të marrë pjesë.
Seanca dëgjimore do të fillojë me 18 janar, mund të zgjasë tutje dhe në të do të mund të marrin pjesë edhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, që nuk janë pjesë e këtij komisioni.
Ish-gjyqtar i EULEX-it u kishte dërguar letër deputetëve të këtij komisioni me kërkesën që ta thërrasin për raportim, për siç ka thënë ai, informacionet që i ka për ndërhyrje në hetime, manipulime të gjyqtarëve e kërcënime të dëshmitarëve në kohën sa ai ishte pjesë e këtij misioni.
Përmes përfaqësuesit të tij, ai u ka thënë deputetëve se mund të flas nga data 15 deri 17 dhjetor të këtij viti, apo nga data 6 deri më 21 janar të vitit të ardhshëm.
Ishte deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ai i cili kërkoi që seanca dëgjimore të mbahet qysh në datën e parë të propozuar nga Simmons, më 15 dhjetor të këtij viti.
“Për shkak të interesit publik të kësaj çështje, mendoj që ne si komision sot të vendosim që sa më shpejtë që është e mundur, në datën e parë të propozuar nga zoti Simmons të japë dëshmi para komisionit e që është data 15 dhjetor. Çdo shtyrje e kësaj date do të pasojë me atë që e ka thënë edhe zoti Simmons se institucionet e tjera, duke mos dashur t’u përmend emrin, kanë me tentu që të sabotojnë dhe pamundësojnë një dëshmi jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për Kosovën, për qytetarët e saj”, tha Shala.
Por, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që kjo të bëhet nga data 13 janar e tutje, për shkak të angazhimeve që kanë si grup parlamentar, dhe përgatitjeve që duhet t’i bëjnë për këtë seancë.
Ne e kemi përkrahë, anëtarët po thonë është sabotim, kanë me sabotu jo ka informata prej gjyqtarit që ka me u sabotu, nuk po kuptoj zoti Shala marrë parasysh, ne kemi marrë vendim me u mbajt ky dëgjim, kjo nuk ndryshon, nuk mundet me pas sabotim ndaj komisionit. Ka angazhime, ka edhe përgatitje, për shkak të festive janë shumë punë që ne si grup parlamentar duhet me i bë disa përgatitje”, tha Basha.
Deputetët vendosën që seanca të fillojë më 18 janar 2021, në mënyrë që të gjithë deputetët e Komisionit për Legjislacion të jenë prezent në seancë.
Nëse fillon me 18 mund të vazhdojë deri më datë 20. Po ashtu duke marrë parasysh propozimin e Endritit që secili deputet i Kuvendit të Kosovës ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje të komisionit në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe administrate duhet të kujdeset paraprakisht dhe të shikojë interesimin e deputetëve dhe varësisht nga interesimi të përcaktojnë vendin, ose këtu ose në seancë plenare për shkak të kushteve që i kemi për shkak të pandemisë. Dakordimi është që kjo seancë dëgjimore të fillojë me datë 18”, tha ai.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duhet të ketë konsensus në mes deputetëve të komisionit meqë siç tha ai, procesi mund të zgjasë.
“Është e rëndësishme të kemi një konsensus brenda këtij ekipi këtij komisioni për punën e datës, për punën e zhvillimeve të mëtutjeshme, sepse siç e shoh ka me qenë një proces që ka me vazhdue edhe me disa hapa të tjerë pas kësaj, e nuk do të jetë thjeshtë një takim qoftë online qoftë fizik më të, por do të jetë fillimi i një procesi të gjatë dhe dakordimi ynë, konsensusi ynë mendoj që është shumë i nevojshëm. Të gjithë kemi qëllimi ne njëjtë, ta nxjerrim të vërtetë ne mundshme nga personi në fjalë”, tha ai.
E deputetja Donika Kadaj-Bujupi kërkoi që letra e parë që Simmons i ka dërguar këtij komisioni, të u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Propozoj që komisioni me marrë vendim me përgatitë një shkresë përcjellëse dhe bashkë me të letrën e parë të Malcolm Simmons me ua dërgu gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa më parë”, tha ajo.
Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons në letrën e tij dërguar komisionit, u ka thënë deputetëve që është i gatshëm të deklarohet para Kuvendit të Kosovës duke u mbështetur në prova për të gjitha çështjet që ai i ka përmendur në letër. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t’i vënë në kontroll
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur