LAJMI I FUNDIT:

Neymar dëshiron të ribashkohet me Messin sezonin e ardhshëm

Neymar dëshiron të ribashkohet me Messin sezonin e ardhshëm

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë se ai dëshiron të luajë së bashku me ish-shokun e ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, sezonin e ardhshëm.

Neymar dhe Messi ishin së bashku te Barcelona për katër sezone midis 2013 dhe 2017, duke u kombinuar me një efekt shkatërrues në vijën e sulmit Blaugrana.


Krahas Luis Suarez, Neymar dhe Messi do ta ndihmonin Barcelonën të fitonte La Liga dy herë dhe Ligën e Kampionëve një herë, së bashku me tre tituj të Copa del Rey.

Megjithatë, Neymar u largua nga Barça në verën e vitit 2017 dhe u bashkua me PSG-në në një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Kandidati për president te Barça vjen me një premtim të madh për tifozët, synon rikthimin e Neymar dhe premton se do ta zëvendësojë emrin e ‘Camp Nou’ me të Lionel Messit
Lexo po ashtu Kandidati për president te Barça vjen me një premtim të madh për tifozët, synon rikthimin e Neymar dhe premton se do ta zëvendësojë emrin e ‘Camp Nou’ me të Lionel Messit

Braziliani ka qenë i lidhur shpesh me një kthim te Barcelonë që kur u largua nga Camp Nou dhe ishte gati të bënte lëvizjen në disa raste.

Ndërkohë, e ardhmja e Messi me Barca është në dyshim të madh pas një vere të trazuar që e pa atë të kërkonte një largim, i cili nuk ndodhi në fund.

Por, marrëveshja e argjentinasit me Barcelonën do të skadojë në fund të sezonit aktual, që do të thotë se ai mund të jetë në muajt e fundit të kontratës.

Edhe pse nuk është e qartë se ku do të ndodhë një ribashkim i mundshëm, Neymar këmbënguli se ai dëshiron të luajë së bashku me Messin përsëri.

Mosmarrëveshje për kontratën e re me PSG-në, Neymari planifikon rikthimin te Barcelona
Lexo po ashtu Mosmarrëveshje për kontratën e re me PSG-në, Neymari planifikon rikthimin te Barcelona

“Ajo që unë dua më shumë është të kënaqem duke luajtur përsëri me të [Messin”, ka thënë fillimisht Neymar për ESPN pasi shënoi dy gola në fitoren 1-3 kundër Manchester Unitedit.

Kur u pyet se ku do të ndodhte ai ribashkim, Neymar tha me një të qeshur: “Ai mund të luajë në rolin tim, nuk do të ishte problem me mua!”.

“Me siguri, vitin e ardhshëm duhet ta bëjmë atë”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/