LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president te Barça vjen me një premtim të madh për tifozët, synon rikthimin e Neymar dhe premton se do ta zëvendësojë emrin e ‘Camp Nou’ me të Lionel Messit

Kandidati për president te Barça vjen me një premtim të madh për tifozët, synon rikthimin e Neymar dhe premton se do ta zëvendësojë emrin e ‘Camp Nou’ me të Lionel Messit

Emili Rousaud Pares, ishte zëvendës president në kabinetin e Josep Maria Bartomeu, i cili ofroi dorëheqjen e bordit kohë më parë, tashmë synon postin e të parit të klubit azulgrana në zgjedhjet e ardhshme.

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, ka bërë një premtim të madh për tifozët blaugrana, teksa ka thënë se do ta rikthejë yllin brazilian Neymar.


Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të emërtojë stadiumin “Camp Nou” në “Lionel Messi”.

“Rikthimi i Neymar do të jetë njëri nga pikat tona kryesore të projektit. Ne tashmë ke vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e tij dhe nënshkrimi me të do të jetë parësor për ne”, ka deklaruar Pares.

54-vjeçari gjithashtu ka thënë se pas përfundimit të karrierës së Messit te Barcelona, emrin e stadiumit Camp Nou synon ta zëvendësojë me emrin e argjentinasit.

“Lionel Messi është një pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Ne synojmë që ai ta përfundojë karrierën këtu dhe më pas ta emërtojmë stadiumin me emrin e tij”, përfundoi Rousaud.

Zgjedhjet në klubin e Barcelonës do të mbahen vitin e ardhshëm, teksa janë shpallur disa kandidatura deri më tani, në mesin e të cilave është edhe ajo e Joan Laportës, ish-presidentit të këtij klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori