Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për kufizim të lëvizjes, apo të tjera para festave të fundvitit.
I pari i Qeverisë gjatë konferencës për medie ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë për kufizim të lëvizjes dhe të tjera mbesin në fuqi, pasi ato kanë dhënë rezultate.
“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar.
“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, tha se masat e Qeverisë, kanë dhënë rezultat, duke kërkuar ndihmën edhe të qytetarëve në këtë situatë.
“Edhe vendimet e qeverisë kanë bërë që lakorja të mbetet e sheshtë, por ka pasur efekt ky zbatim i masave. Ne do të vazhdojmë me këto masa sepse mund të bie lakorja. IKSHPK-ja, është në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe do të bie po që se marrim masa rigoroze. Ne po e përcjellim, por duhet ndihma e qytetarëve”, tha Ramadani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe