Mosmbajtja e radhës nga qytetarët si dhe e distancës ka bërë që Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë të ndërpres dhënien e vaksinës kundër gripit sezonal, për të vazhduar të mërkurën.
Drejtori i QKMF-së, Sami Uka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se e kanë ndërprerë dhënien e vaksinave kundër gripit sezonal për shkak të tollovisë që është shkaktuar nga qytetarët.
Uka tha se procesi i vaksinimit do të vazhdojë të mërkurën nga ora 08:00 të mëngjesit, dhe për këtë siç tha ai do ta kenë ndihmën e Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin, radhën si dhe distancën tek qytetarët.
“Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë tek ne. Askush nuk priste radhën dhe është dashur që të ndërpritet procedura e vaksinimit për shkak të tollovisë. Ne jemi për të dhënë vaksinën kundër gripit sezonal dhe jo të COVID-it. Edhe për të mos shpërndarë COVID-in, meqenëse nuk respektoheshin masat e parapara për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë është dashur ndërpritet sot përkohësisht dhënia e vaksinës. Nga nesër do të fillojmë menjëherë në orën 08:00 të mëngjesit. Nesër do të kemi dhe ndihmën e policisë e cila do të përpiqet që të mbajë rendin për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal”, ka thënë Uka.
Ai po ashtu tha se sot për katër orë janë dhënë rreth 500 vaksina kundër gripit sezonal.
“Sot janë administruar për katër orë, diku 500 individë janë vaksinuar. E kemi paraparë që vaksinimi mos të zgjas më shumë se 10 ditë po kjo është nxit nga mos durimi i qytetarëve dhe nga vonesa e vaksinës, e cila është dashur të jepet më herët”, u shpreh Uka.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Telegrafin ka thënë se asistenca e kërkuar nga inspektorët sanitar ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona te moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal.
“Rreth orës 11:00 policia i ka asistuar inspektorët sanitar në QKMF në rr ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Asistenca e kërkuar nga inspektorët ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona të moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal”, ka thënë ai.
Borovci u shpreh se duke parë që të njëjtit rrezikonin të ekspozoheshin edhe ndaj virusit aktual SarsCov2, ata janë ftuar të shpërndahen, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.
“Të njëjtit janë njoftuar nga kompetentët se procesi i vaksinimit për sot ka përfunduar”, ka thënë ndër të tjera Borovci për Telegrafin.
Ndryshe, të hënën ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara. Po ashtu është bërë e ditur se në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City